BRUKSEL – Borrell: BE përkrah ofertën për rifillimin e negociatave të paqes në LM

BRUKSEL, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell i bëri thirrje Izraelit dhe organizatës militante islamike palestineze Hamas që të rifillojnë negociatat për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për pengjet dhe të burgosurit.
”Bashkimi Evropian i bashkohet Egjiptit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara në thirrjen e tyre për të përfunduar, pa vonesë, marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve”, shkroi Borrell në një postim X.
“Ne ritheksojmë mbështetjen tonë të plotë për ndërmjetësimin e tyre për t’i dhënë fund ciklit të padurueshëm të vuajtjeve. Marrëveshja gjithashtu do të hapë rrugën për shpërshkallëzimin rajonal”, shtoi ai./ /os/