E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO – Kurbin, përfshihet nga flakët servisi, digjen goma dhe dy automjete (DETAJET)

Rreth orës 01:30, në fshatin Shullaz, Kurbin, ka rënë zjarr në një objekt biznesi (servis), në pronësi të shtetasit 48 vjeç, banues në Kurbin. 

Si pasojë e zjarrit janë djegur dy automjete dhe një sasi gomash, duke shkaktuar dëme materiale me vlerë të konsiderueshme. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit  dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›