E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO / Berisha në Gjermani me familjen, shijon lirinë jashtë vendit i shoqëruar edhe nga i biri

Lideri i demorkatëve, Sali Berisha ka udhëtuar ditën e djeshme drejt shtetit të Gjermanisë, për herë të parë pas një viti që qëndroi në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Berisha në këtë udhëtim ka zgjedhur të shoqërohet nga pjesëtarë të familjes së tij.

Siç shihet nga pamjet, bashkëudhëtari i liderit të PD-së është djali i tij, Shkëlzen Berisha. Ata janë filmuar nga udhëtarë të rastit teksa ndodhen në ambientet e aeroportit të Memmingemit në Mynih, e më pas shihen teksa dalin në ambientet e jashtme për tu larguar.

Sali Berisha pas një leje zyrtare të marrë nga Prokuroria e Posaçme, ka udhëtuar jashtë Shqipërisë për herë të parë pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpise” dhe “bllokim i pasaportës”. Ish-kryeministri do të marrë pjesë në në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

View this post on Instagram

A post shared by versus.al (@versus.albania)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›