VIDEO- “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”/ Studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij, Delina Fico! I merret telefoni nga dora
Një përballje mes një studenteje dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bledi Çuç, si dhe bashkëshortes së tij, Delina Fico, është regjistruar në bordin e një avioni.
Në videon që po qarkullon, studentja dëgjohet t’i drejtohet Çuçit duke e akuzuar se e ka kërcënuar me përjashtim nga shkolla. “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, dëgjohet të thotë e reja gjatë debatit.
Mes saj, Çuçit dhe bashkëshortes së tij zhvillohet një shkëmbim replikash, ndërsa studentes i merret telefoni nga dora.