E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO / Situata në Novoselë, reagon Rama: Të gjitha strukturat në gatishmëri

Kryeministri Edi Rama tha në një reagim në rrjetet sociale se situata në Novoselë vijon të jetë në monitorim nga bashkia e Vlorës dhe institucionet e tjera shtetërore.

Kujtojmë se atje është vështirësuar situata si pasojë e rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e rëna gjatë natës dhe në orët e fundit.

“Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive”, njoftoi Rama.

Ai u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.

Banorët mund të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion:

Emergjencat Civile  +355 69 213 9738

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike  +355 69 541 9296

Ujësjellës-Kanalizime +355 69 572 3432

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›