E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO-Adriatik Lapaj dhe mbështetës protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

Ashtu siç kishin paralajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministrisë. 

Pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë, teksa këta të fundit kanë tentuar të heqin sërish gjeneratorin e vendosur përballe kryeministrisë. 

Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, aferat korruptive të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij. 

Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje janë zhvendosur para selisë së qeverisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›