E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident i rëndë në Fier, dëmtohet drejtuesja e mjetit

Një aksident është shënuar rreth orës 21:30 pranë vendit të njohur si “Pallatet e Sharrës”, në Fier. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Mercedes Benz”.

Mësohet se si pasojë e plagëve të marra ështe dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin e Fierit drejtuesja e njërit prej mjeteve. Gjendja e saj shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›