E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO-Aksident tragjik në aksin Levan–Tepelenë/ Përplasje e fortë mes dy makinave, humb jetën i riu

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në autostradën Levan–Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”. 

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Sipas informacioneve një 16-vjeçar ka humbur jetën gjatë transportit për në spital. Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›