E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksidenti me dy viktima në Gjirokastër, e përfshirë makina e Forcave të Armatosura

GJIROAKASTËR- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy peronave ka ndodhur në Gjirokastër.

Në aksident janë përfshirë një makinë e Forcave të Armatosura, e cila është përplasur me një kamionçinë ngjyrë të verdhë në aksin Tepelenë-Gjirokastër në afërsi të kthesës së Viroit.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i kamionçinës Pano Kalanderi 56 vjeç dhe personi që ishte në vendin e parë në kamionçinë, Shefik Salaria 41 vjeç nga Gjirokastra.

Kamioni ushtarak transportonte materialet e arkivit të Gjirokastrës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›