E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksidenti me një viktimë dhe disa të plagosur, makina e bërë copë! Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë u regjistrua në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan. Të paktën katër automjete janë përfshirë në aksident. Ndërsa dyshohet se një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 3 ambulanca dhe 2 mjete të shërbimit zjarrfikës.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News, përplasja nga qenë e fortë disa makina janë zhvendosur në anë të rrugës, ndërsa një tjetër është shkatërruar plotësisht.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve të tjera në këtë aks.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›