E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Karakaçi inspekton punimet në Shkodër: Kërkohet përshpejtim para sezonit turistik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar këtë të hënë ecurinë e punimeve në segmentin rrugor Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut, në Shkodër.

Gjatë inspektimit, ministri theksoi nevojën për përshpejtimin e ritmit të punimeve, duke pasur parasysh nisjen e sezonit turistik dhe fluksin e shtuar të lëvizjes në këtë zonë.

“Kemi kërkuar që kontraktorët të përshpejtojnë ritmin sepse jemi në fillimin e sezonit turistik. Do marrim masat bashkë me policinë që të kemi një plan trafiku më të mirë”, u shpreh Karakaçi.

Autoritetet synojnë që përmes koordinimit me Policia e Shtetit të menaxhojnë më mirë qarkullimin dhe të minimizojnë problematikat për drejtuesit e mjeteve gjatë periudhës së verës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›