VIDEO/ Aksion në lagjet e Tiranës, polica shoqëron disa protestues! Efektivët ndalojnë gazetarët të raportojnë dhe filmojnë
Policia ka zhvilluar një aksion në zonën pranë Medresesë në Tiranë, ku raportohet se janë shoqëruar disa protestues.
Gjatë aksionit, efektivët kanë ndaluar edhe gazetarët, duke i penguar të raportojnë për atë që po ndodhte në terren.

Sipas raportimeve nga terreni, në lagjet ku kanë ndërhyrë efektivët janë gjetur edhe çantat apo sendet e të rinjve që janë shoqëruar.
Ndërkohë, turma që po marshonte është shpërndarë, për t’u grumbulluar në një zonë tjetër.

