VIDEO/ Arrestohet këngëtarja në Egjipt, nxiti imoralitet me klipin e saj
Një këngëtare egjiptiane është arrestuar pas një videoje muzikore që ka realizuar.
Reda el-Fouly e realizoi këngën bashkë me të dashurin e saj, por pasi ajo u hodh online autoritetet egjiptiane kanë reaguar menjëherë.
Associated Press raporton se këngëtarja u arrestua për nxitje imoraliteti por ende nuk dihet se çfarë penalitetesh do të ketë për të.
Video u cilësua si skandaloze, ndërsa i dashuri i El-Fouly, Wael Elsedeki dhe një person tjetër janë shpallur në kërkim.