E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunch.com/ Rrëfehet Arvizu, nga e bija e adoptuar tek Shqipëria e tij

mira-kazhani Lunch.com
Mira Kazhani  Është një ditë tipike shtatori. Në Tiranë ka rënë shi me gjyma në mëngjes dhe në mesdite dielli ka përskuqur qytetin duke lëshuar avull nga toka. Janë ato ditët kur ndjen aromën e dheut, të gjetheve dhe makina është e pikëluar ngado. Mua më pëlqejnë shumë shtatorët dhe ky sivjetmi thonë është historik, domethënë ambasadori amerikan e tha kështu, dhe kur gojët amerikane flasin të tilla fraza ne të gjithë ndikohemi. Jam rrugës për në Sheraton, atje ku dhe kam lënë një Lunch.com me ambasadorin Aleksandër Arvizu. Më në fund!Gjatë rrugës në makinë flas me vete ne anglisht, mendoj se çfarë fraze do të duhet të them fillimisht, dhe nuk e di pse u përhumba në 15 minutat e rrugës në 3 vite më parë. Ishte koha kur mësuam emrin e ambasadorit që do të zëvëndësonte John Withers i cili kish fituar zemrat tona, ca me përralla e ca të tjerë vetëm pse ishte një amerikan në Tiranë.

Intervista e parë, më duket në VOA ishte një lajm i mirë për pushtetin e kohës. Ai (Arvizu)nuk dukej i mllefosur me Berishën madje çuditërisht të krijonte ndjesinë se kish rënë në simpati me të nga larg. Është në natyrën e gazetarëve por edhe të shqiptarëve më duket pak rezistencë ndaj çdo gjëje të re, dhe këtu nuk kish përjashtim as Aleksandër Arvizu. Ne që vetë e rrëzuam  komunizmin me dridhmën më të lumtur të mundshme, ne mezi e harruam, dhe sërish gojët amerikane,  po nënkuptojnë se pas 23 vitesh që nga ajo kohë, jemi bërë normal dhe demokratik. Doja të thoja që të paktën unë vetë nuk kisha asnjë ngacmim ndaj ambasadori të ri dhe ndihesha keq për ndarjen me John Withers. Para disa ditësh kuptova se gjithçka paskësh qënë psikologjike. Kur u njoftua emri i ri që do të zëvëndësoje Arvizu-në, përjetova një Dejavu. Nuk e doja ambasadorin e ri dhe një mike më ndriçoi edhe më shumë (ndoshta për të keqen time) duke thënë frazën:-Eh nuk është dot Aleks Arvizu ai! Ironike, por në të njëjtën rrugë ka ecur edhe vetë Arvizu.

Në Sheraton porositim caj jeshil (unë) dhe makiato(ai).
Nuk i them sigurisht asnjërën prej frazave që kisha menduar, por direkt e në temë siç hidhet një delfin në ujë.
I rrëfej gjithçka po mendoja pak minuta më parë. Ai qesh, gati si një fëmijë dhe ndoshta me dhimbje por me sinqeritet më garanton se sigurisht,  do ta duam shumë edhe zotin Lu.

E pyes nëse ata njihen?
-Nuk njihemi personalisht, por njoh reputacionin e tij. Është një diplomat shumë i zoti dhe e respektoj shumë.
-A ju vjen keq ambasador që po largoheni nga Shqipëria dhe nuk di nëse keni një peng, diçka që mund ta kishit bërë ndryshe, më mirë?
-Oh, sigurisht Mira që më vjen keq! Por çdo gjë ndodh për një arsye. Para se të vija në Shqipëri nuk e mendoja që  kjo mund të ndodhte, por ja që gjërat ndodhin. Kam vetëm një peng që po ta nisja nga e para sot, do merresha më pak me politikë dhe media.  Do isha përqëndruar më shumë në histori,kulturë, çështje direktë të qytetarëve. Në Shqipëri politika merr shumë vëmendje dhe media gjithashtu-tregon ai.

Ndërkohe që ai flet, më vjen ti rrëfej se vetëm peng sduhet ta ketë. Nëse nuk do ish marrë me këto të dyja, do ishte bërë derr në Shqipëri. Pasi pikërisht prej këtyre të dyjave, historia është e rrëmujshme, kultura është e vakët, jeta në këtë vend pa politikën, zgjedhjet me ethe, dhe median e zhurmshme do të ishte si një gjellë pa kripë. Por nuk ja them, nuk dua që në prag-lamtumirën e tij te hap një debat të ri. Më mirë kështu fundja!  Le të mendojë që ka bërë pak gabim dhe kushedi mbase këtë këshillë ja transferon pasardhësit të tij. Meqë jemi normale tashmë, fatkeqësisht.

-Pse u përpoqët aq shumë ti njihnit ata, domthënë Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën?

-Është e rëndësishme për një ambasador,  të dijë si dhe më kë po bashkëpunon. Ajo çka është diçka që ka ndryshuar në substancë pikëvështrimet e mia është  21 Janari 2011. Pas atij çasti gjithçka kisha mësuar në ato 6 javë të misionit tim këtu, zoti i hodhi të gjitha nga dritarja.

Aty ishte momenti kur vendosa të merrem më shumë me politikën dhe kërkova ti njoh Ata.

Duke qënë se Ambasadori Arvizu nuk ka ngelur njeri pa e pyetur për 21 janarin dhe sot nuk besoj të ketë njeri të mos dijë se çfarë mendon ai për atë ngjarje, zgjodha ta pyes për disa gjëra të vogla si psh:- A besoni ende që Edi Rama është një piktor i mirë, dhe Sali Berisha një burrë shteti?

Ai qesh, dhe tërhiqet pas në kolltuk (është ai moment kur gjuha e trupit jep mesazhet) duke e nisur ngadalë fjalinë.

Dëgjo Mira, kur u mblodh parlamenti për herë të parë pas 23 qershorit, unë thashë që ishte një ditë historike. Pati nga ata që e keqinterpretuan këtë mesazh. Por ishte vërtet një ditë hsitorike për demokracinë, pasi më në fund pamë një parlament normal. Të jesh në normalitet është shenjë e besueshme e demokracisë. Ne në Amerikë kështu e kuptojmë demokracinë. Këto kohë kam biseduar me njerëz të ndryshëm, dhe disa prej tyre më kanë rrëfyer se as që e imagjinonin se kjo do ndodhte, se Edi Rama do të ishte një ditë kryeministër. Gjërat ndryshojnë, zhvillohen dhe kjo është demokracia sepse krijon këtë cikël natyral e të shëndetshëm- përgjigjet ai, si një diplomat i vërtetë.

-Dhe ju sërish besoni se Rama është piktor i mirë, vazhdoj unë? Kur e thatë këtë gjë, ndoshta disa muaj pas 21 Janarit, 2 vite më parë u inatosa me ju ambasador. Për shumë arsye. Mendova se nuk ishte ai mesazhi i drejtë, në anën e duhur!  Ndoshta se u ndikova nga opinionet e mia personale por nuk kam frikë ta ndaj me ju sot, aq më tepër që gjërat ndryshojnë, zhvillohen.

Ai sërish qesh,  këtë herë duket më komod me rrëfimin tim, dhe sikur me jep pak të drejtë, ose mua më lë përshtypjen se edhe ai vetë është penduar.

Shumë gjëra mund të ndodhin në 3 vite përgjigjet ai gati i çliruar.

E pyes sigurisht për buzëqeshjen e tij, ditën e para parlamentit, dhe ai ndërhyn duke më thënë që  nuk e kujton nëse ka qeshur.

-Pikërisht ambasador, ndaj po ju pyes se edhe mua me futët në dileme. Dukej si buzëqeshja e Monalizës.

Ishte një ditë për tu përshëndetur. Kam qënë i gëzuar dhe me siguri këtë ka treguar fytyra ime. Por sigurisht edhe qeveria si çdo gjë në këtë botë nuk do të jetë gjatë gjithë kohës në muaj mjalti. Një ditë do të mbarojë edhe për ta, por për mom

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›