E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Autobusi me nxënës del nga rruga pranë Zvërnecit, shmanget tragjedia falë shtyllave mbështetëse

VLORË- Një autobus me nxënës shkolle është batuar në anë të rrugës që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit, fatmirësisht pa probleme në njerëz.

Sipas raportimeve të para, rruga e ngushtë ka bërë që autobusët të mos shmangeshin dot, ndërsa mjeti ka përfunduar në anësore.

Fatmirësisht, shtyllat prej betoni e kanë mbajtur autobusin, duke shmangur rrëzimin e plotë të tij.

Forcat zjarrfikëse kane mbërritur në vendngjarje duke u ardhur ne ndihmë nxënësve/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›