VIDEO/ Balliu takon qytetarët një ditë para protestës: Ja çfarë ndryshon nesër

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është takuar sot në zonën e Astirit me qytetarët për t’u bërë thirrje që të bashkohen në protestën e thirrur nga opozita.
Gjatë komunikimit me banorët dhe në deklaratat për mediat, Balliu theksoi se protesta e së nesërmes do të jetë ndryshe nga ato të mëparshmet, pasi aksioni opozitar do të përshkallëzohet si pasojë e mosreflektimit të qeverisë ndaj kërkesave të qytetarëve.
“Protesta e nesërme është një moment i rëndësishëm për reagimin qytetar. Mosreflektimi i qeverisë ka bërë që aksioni opozitar të përshkallëzohet. Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen nesër në orën 18:00 në një përballje me këtë pushtet”, deklaroi Balliu.
Protesta e Opozitës është programuar nesër, duke nisur nga ora 18:00.