E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Basha: Kundërshtari ynë politikë është investuar tek Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar para nisjes së “Foltores” së ish-kryeministrit, Sali Berisha në Tropojë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, zoti  Basha ka postuar një video teksa ka shkruar mbi të “Një parti, një Kuvend, 18 dhjetor”.

“Unë besoj se rruga qe ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë, dhe për fat të keq, faktorë që nuk kanë lidhje me interesat e demokratëve, të krimit të organizuar, oligarkë, por dhe kundërshtari ynë politikë është investuar që diçka e nisur nga Sali Berisha për interesin e tij personal, ta shfrytëzojë për të përçarë PD-në. Kësaj i është dhënë përgjigje përfundimtare me 15 nëntor. Ka një PD dhe një kuvend me 18 dhjetor.”– thotë Basha.

 

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›