VIDEO/ “Berisha karagjoz i rrëshkitur”, Rama shan ish-kryeministrin në “shtëpinë e tij”, ia merr valles me qytetarët
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e qarkut Kukës.
Gjatë fjalës së tij kryeministri përveç premtimeve për të zhvilluar këtë qark, s’la as akuzat për Sali Berishën.
Ai e quajti ish-kryeministri karagjoz rrugësh, që flet për ambasadoren amerikane si një laxore.
“Nëse duan që Tropoja, edhe këto rrugë që ka, të fillojnë dhe t’ia hajnë qentë dhe të kthehet mbrapa, të kthehen mbrapa aty ku ishin, por nuk ua ka fajin as Edi Rama pastaj dhe as Partia Socialiste, ua ka fajin zorra qorre dhe koka e vet, që nuk e di se pse i ka ngelur ora në të shkuarën. Unë e kuptoj edhe atë, jo e kemi nga fshati jonë, jo e kemi bacën tonë, jo e kemi vocin tonë, por like floririn çfarë e kanë këta në Tropojë, se nuk e di? Se atje do çohen në mëngjes, do shkojnë të votojnë dhe te fleta e votimit, baca nuk është. Del vërdallë nëpër Shqipëri, më jepni votën, shkojnë njerëzit të votojnë, nuk është në fletën e votimit.
Si i bëhet? Keni parë në histori ndonjëherë të zgjedhjeve në botë, që njeriut të dalë rrugëve të thotë dua votën, kur shkon të votosh nuk e ke te fleta e votimit? Ja, kështu u katandis kjo punë. Do çohen demokratët e Tropojës, do marrin rrugën te kutia e votimit, bashkë fitojmë, Like floriri. Ka degjenerim më të madh? Ka turp më të madh, për ata që i thonë vetes jam demokrat, jam i djathtë, nuk dua t’i shoh me sy ata të tjerët. A ka turp më të madh?”, theksoi ai.
Ndërkohë, në mbyllje të takimit kryeministri Rama kërceu dhe vallen tradicionale të Kukësit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
