E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO-‘Do të shkojmë në Surrel’/ Sali Berisha: Shtëpia e Ramës një skenë krimi

“Kjo histori i ka rrënjët në Surrel” tha Sali Berisha ndërkohë që i printe militantëve të opozitës në bulevard të cilët i quajti ‘luftëtarë të lirisë’.  Sipas Berishës, banesa e kryeministrit Rama është një pallat krimi. Berisha tha se “aksioni i sotëm mbyllet tek selia” por pranoi se i kishte thënë militantëve “të bëjnë një xhiro dhe të njohin terrenin.” 

Berisha e quajti ‘historike’ pjesëmarrjen ne protestë. I pyetur nëse “do t’i shkojë me të vërtetë Edi Ramës në shtëpi”, Berisha u përgjig duke thënë “aty rreth.”  

“Në Surrel do të shkojmë ne, por nuk shkojmë pa ju thirrur ju” u tha ai gazetarëve.  Ai premtoi militantëve të tij se “PD do ta shpëtojë Shqipërinë nga Edi Rama.” 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›