E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO-Ervin Salianji mori pjesë në protestë, Berisha: Çdokush është i mirëpritur, kjo do të jetë betejë që s’do të ndalet

Kreu i PD Sali Berisha në mbyllje të protestës, është pyetur në një prononcim për media, lidhur me pjesëmarrjen e Ervin Salianjit në protestë. 

Ai tha se çdokush që i bashkohet protestës është i mirëpritur. 

‘Çdo njeri që vjen në protestë është i mirëpritur, nuk është protesta e Sali Berishës por vullnet i qytetarëve që duan që të protestojnë kundër kësaj qeverie. Është rasti që të merrem me protestën. Do po flasim për protestë apo? Unë thirrjen time e bëra për çdo forcë për çdo qytetarë dhe intelektual të na bashkohet, por kjo do të jetë një betejë që s’do të ndalet pa realizimin e qëllimit të saj’, tha ai. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›