E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Dy të plagosur me armë në Vlorë, policia jep detaje mbi ngjarjen

Dy persona kanë mbetur të plagiosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës në afërsi të lagjes “24 Maji”. Mësohet se i plagosur ka mbetur Kevin Hajrulla rreth 30-vjeç dhe Amrand Spahiu 35-vjeç.

Sipas policisë Hajrulla ka qenë në mjetin e tij Benz në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndëkrohë që Spahiu ka qenë rastësisht në rrugë dhe është prekur nga plumbat.

Pas krimit autorët kanë djegur makinën në autostradën Vlorë-Fier.

Njoftimi:

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç,  i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›