VIDEO/ “Gangstera, lëshoje”- Terrori i policisë natën, motra shpëton vëllain nga arrestimi me forcë pranë ministrive!
Një tjetër situatë terrori është parë rrugët e kryeqytetit natën e sotme pas shpërndarjes së protestës së të rinjve.
Disa efektivë të maskuar kanë tentuar të marrin me forcë një djalë të ri pranë bllokut të ministrive.
Por menjëherë i është bërë mburojë e motra e vet me të cilën po shoqërohej. Britmat e saj prej tmerrit policor duket se bën efektin e duhur, pasi shpëtoi të vëllanë nga “kthetrat” e maskave të policisë.
Ata u larguan duke akuzuar policinë se sillen si gangstera.