E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Gati dy vjet luftë, momenti dramatik kur ambasadorët e OKB mësojnë për pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Ambasadorët e OKB-së kanë folur në një dokumentar të ri të BBC-së për momentin kur mësuan për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Ata e mësuan lajmin gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili synonte të parandalonte një përshkallëzim të tillë në rajon.

Celularët e të gjithëve filluan të vibronin me lajmin se Rusia kishte pushtuar Ukrainën. Edhe ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, u kap në flagrancë.

“Qëllimi kryesor i OKB-së është ruajtja e paqes. Kur ke një anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit që pushton një vend tjetër, e sheh misionin tënd të shpërbëhet”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›