E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Gati për shitje, sekuestrohet kanabis në një zonë malore, në pranga organizatori

TIRANË- Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Improvizimi”. Zbulohet një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, që i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje.

Nga policia është arrestuar i kësaj veprimtarie kriminale një 42-vjeçar, ndërsa është vënë në hetim për moskallëzim të këtij krimi një shtetas.

Gjatë kontrollit, nga ky ambient u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›