E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”.

Në bashkëbisedimin e saj me studentë dhe përfaqësues të botës akademike, Spiropali theksoi se “rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë dhe të zhvilluar”. Një Shqipëri me mundësi për njerëzit e saj, sipas Spiropalit, është potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE-në.

Postimi i plotë:

“E ftuar në Universitetin e Kopenhagenit, ku theksova se rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë, të zhvilluar, të hapur, konkurruese, moderne, me mundësi për njerëzit e saj, si potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE.”, shprehet Spiropali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›