E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Gjest heroik nga të rinjtë në Francë, bëhen “shkallë” për të shpëtuar një familje nga zjarri

Një grup të rinjsh francez, janë duke u konsideruar si heronj në zonën e tyre, pasi shpëtuan një familje nga zjarri që i kishte përfshirë banesën. Në pamjet e publikuara nga BBC, shfaqen disa të rinj në qytetin e Nantes, duke e vendosur veten në formën e një shkalle, për të shpëtuar familjen. Fillimisht ata shtruan dyshekë në hapësirën me bar, në anë të banesës, në mënyrë që foshnja 6-muajshe e çiftit që jetonte në atë apartament, të mos dëmtohej gjatë hedhjes. Më pas, ata ndihmuan në shpëtimin e dy personave të tjerë që ndodheshin në apartament.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›