VIDEO/ Goditi me kos e vezë Fredi Belerin në Tiranë, policia shoqëron protestuesin Nela

Policia ka proceduar në gjendje të lirë, 61 vjeçarin Dilaver Nelën, personi që të martën goditi me vezë dhe kos eurodeputetin Fredi Belerin.
Mesditën e kësaj të mërkure, ai u shoqërua nga policia në ambientet e komisariatit numër 2.
Ai akuzohet për dy vepra penale, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Incidenti me eurodeputetin Beleri, u shënua përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Rebelimi i qytetarit, Dilaver Nela, i njohur në rrjetet sociale dhe si aktivitë, u shpreh se sulmin me produkte ushqimore ndaj Belerit lidhen me të shkuarën por dhe të fundit, me dënimin për vjedhjes votash.
Lidhur me këtë situatë, ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himares dhe I dënuar per vjedhje votash, nuk beri asnje koment.