E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Goli i Bajramit “çmend” komentatorin turk: Po dëshmojmë moment historike

Goli më i shpejtë në historinë e Europianit nuk gëzoi vetëm shqiptarët.

Një komentator turk që po transmetonte live ndeshjen nga stadium i Dortmundit, nuk e ka përmbajtur dot gëzimin kur Nedim Bajrami gjeti rrjetën vetëm pas 23 sekondash lojë.

https://streamable.com/7bpmfj

“Lojtarët e Interit janë në njëmbëdhjetëshen e Italisë sonte. Kemi një gjuajtje me dorë të rrezikshme. Ndeshja nisi me gol. Minuta e parë ka gol pas një gabimi në gjuajtjen me dorë. Ky është goli më i shpejtë në historinë e europianëve. Jemi duke u bërë dëshmitarë të momenteve historike”, dëgjohet të thotë ai. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›