E Martë, 3 Nëntor 2026

Zbulohet data, kur do hapet tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogorasë do të hapet më 5 korrik. Datën e njoftoi kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke ndarë pamje të tunelit në përfundim të punimeve.

Tuneli është i gjatë 6 kilometra dhe shkurton distancën nga Dukati në Palasë, duke e përshkruar rrugën për 7 minuta.

Tuneli do të qëndrojë i hapur për qarkullim deri në tetor, ndërsa më pas do të mbyllet sërish për të përfunduar të plotë veprën.

Gjatë këtij sezoni veror nuk do të aplikohet tarifë për kalimin në tunelin e Llogorasë, por qeveria planifikon që ky segment të bëhet me pagesë gjatë vitit 2025./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›