E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO Helikopteri ngatërrohet me telat e energjisë dhe rrëzohet, humb jetën milioneri rus

Një video po qarkullon në internet që tregon momentin kur një helikopter rrëzohet në Perm, në Malet Urale të Rusisë, pasi u ngatërrua në linjat e energjisë elektrike.

Videoja, e publikuar nga rrjeti televiziv rus RT, tregon helikopterin duke fluturuar në një lartësi relativisht të ulët, duke u ngatërruar në tela dhe më pas duke u rrëzuar në tokë, në Parkun Asatly.

Dy pasagjerët e helikopterit raportohet se kanë vdekur në përplasje, njëri prej të cilëve është milioneri rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom, dhe Elmir Koniakov, një drejtues i së njëjtës kompani.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim mbi ngjarjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›