E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ I shpallur në kërkim, arrestohet 46-vjeçari i dënuar me mbi 7 vite burg (EMRI)

VIDEO/ I shpallur në kërkim, arrestohet 46-vjeçari i

Marko Bushi ka rënë në prangat e Policisë së tiranës pasi ka qenë në kërkim nga drejtësia.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i 46-vjeçarit u bë në rrugën "Haxhi Dalliu", ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Decision", për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Decision".

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën "Haxhi Dalliu", u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Marko Bushi, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë?️?

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit??

nëshërbimtëqytetarëve?️??️

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›