E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ “Ikni më shpejt, më shpejt”, publikohen pamje të reja tronditëse nga tragjedia në Koçan

Pamje të tjera tronditëse janë publikuar nga tragjedia e ndodhur në diskotekën e Koçanit, duke zbuluar tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa tentonin të shpëtonin nga flakët.

Në pamjet e regjistruara nga lokali i natës, i cili ishte mbushur disa herë mbi kapacitetin, duken qytetarët që shtyjnë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë jashtë, ndërkohë që vendi është mbuluar nga tymi i zjarrit.

“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt,” dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve në videon e siguruar nga TV Shenja. Nga kjo tragjedi, humbën jetën 59 persona, ndërsa 196 të tjerë, përfshirë 20 fëmijë, u lënduan nga zjarri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›