E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Kishin ngelur në mes të detit dhe rrezikoheshin të mbyteshin, Policia Kufitare Shëngjin shpëton 5 persona

Policia Kufitare Shëngjin ndihmon 5 personave, mes tyre edhe të mitur, që kishin ngelur në det me 3 mjete lundruese kajakë. Ata e kishin të pamundur kthimin në breg, pasi kishin humbur kontrollin mbi drejtimin e kajakëve dhe ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë që po frynte dhe rrezikonin të mbyteshin.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues. Pasi kanë shkuar te 5 personat e mbetur në det, punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata, me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese. Të 5 personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.”- thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›