VIDEO/ Kuvendi i Kralevës shndërrohet në ring, këshilltarët e opozitës grusht me sigurimin

Seanca e Kuvendit Kralevës, Serbi u ndërpre pas një incidenti të rëndë që ndodhi në sallën e kuvendit, ku u përfshinë anëtarë të opozitës dhe sigurimi.
Sipas raportimit të televizionit N1, incidenti filloi kur këshilltari i Frontit Lokal, Vladan Slavkoviq, doli në foltore dhe menjëherë mori dy paralajmërime nga kryesuesi i seancës, i cili i kërkoi të largohej dhe shpalli një pushim.
Gjatë ndërprerjes, sigurimi ndërhyri në sallë dhe tentoi ta largonte me forcë Slavkoviqin nga foltorja, çka çoi në një përplasje fizike midis anëtarëve të opozitës dhe forcave të sigurisë.
Sednica Skupštine opštine Kraljevo je prekinuta zbog incidenta koji je izbio u skupštinskoj sali.
Došlo je do koškanja i guranja sa obezbeđenjem, koje je stalo na vrata sale i sprečavalo opozicione odbornike da uđu unutra. pic.twitter.com/ZZjArTTj2K
— TV N1 Beograd (@n1srbija) May 15, 2025
Përfaqësuesi i Frontit Lokal, Vladimir Maroviç, deklaroi se opozita kishte ngritur vazhdimisht shqetësime për shkeljen e rregullores dhe për gjuhën fyese të përdorur nga kryetari i bashkisë së Kralevës, Predrag Terzić, i cili, sipas tij, i ka quajtur qytetarët “ustashë, mercenarë dhe agjentë të huaj”.
Për këtë arsye, këshilltarët opozitarë kërkuan që kryetari të largohej nga seanca për të garantuar zhvillimin normal të saj.
Kraleva ka qenë edhe më parë skenë përplasjesh dhe tensioni. Në muajt e fundit, qytetarë të organizuar kanë protestuar kundër kryetarit Terzić, i cili është qëlluar disa herë me vezë gjatë tubimeve publike, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet në zona rurale.
/vizionplus.tv