E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIDEO LAJM/ Efekti i Eduard Selamit në Librazhd

Pavarësisht praktikës së importimit të mitingashëve, edhe pse u është bërë presion të gjithë buxhetorëve, megjithëse është zgjedhur orari kur njerëzit dalin në xhiro, ndonëse kanë kënduar femra me trup joshës, sërish Eduard Selami dhe Sali Berisha nuk arritën që të mbledhin njerëzit për të dëgjuar deklaratat e tyre politike nga qyteti i Librazhdit.

Selami lexoi disa fjalë mbi një letër, duke thënë gjëra që vetë nuk i besonte para pak muajsh.

Kurse kryeministri Sali Berisha i habiti librazhdiotët kur u tha se do e bëjë Shqipërinë si Amerika dhe se atje do shkojmë vetëm për vizitë. Brenda katër vitesh./ep

mitingu ne Librazhd i Berishes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›