E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti prezantohet në Fier: Jam për rotacion, por nuk fal as Metën, as Berishën

Dritan-PriftiIsh- deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, është prezantuar sot në Fier si deputet i pavarur.

Gjatë prezantimit, Prifti tha se është për ndryshimin dhe për ardhjen në pushtet të opozitës, por nuk ka ngurruar të sulmojë opozitën dhe qeverinë.

Prifti tha se i vjen keq që drejtimin e PS-së e ka marrë Ilir Meta, pasi sipas tij, Meta është ai që ka bërë edhe listat e deputetëve të Partisë Socialiste.

Ai tha se ka pasur ftesë edhe nga Partia Demokratike, por që nuk e ka pranuar për disa arsye.

Nuk mund tia fal Sali Berishës 21 janarin. Nuk mund tia fal Sali Berishës ndërhyrjen në organet e drejtësisë për të nxjerrë të pafajshëm Ilir Metën. Nuk mund tia fal Sali Berishës pasurimin familjes së tij dhe varfërimin e shqiptarëve përditë, theksoi Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›