VIDEO LAJM/ Ikën edhe logoja
Në mesditë, nga selia ku PD ka qëndruar për gati 20 vjet, është shkulur edhe logoja kryesore që qëndronte në fasadën e ndërtesës.
Një autovinç i Bashkisë së Tiranës është përdorur për të zhvendosur edhe simbolet e fundit nga shtëpia tradicionale e demokratëve.
Gjithçka po kryhet në nxitim për të formalizuar zhvendosjen në selinë e re në ish-shtëpinë e SHQUP, nën frikën e ardhjes në pushtet të PS-së dhe rikthimit të vendimit për nxjerrjen jashtë të ushtrisë nga një ambient që e kishte në pronësi të saj, për t’ia kaluar në përdorim PD-së.