E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO-LAJM/ Qëlloi me armë zjarri drejt automjetit në Don Bosko, autori sapo kishte dalë nga burgu

Personi që shikoni në foto është autori i të shtënave me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje, në Don Bosko.

Policia njofton se ndonëse nuk e ka identifikuar ende plotësisht, dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një person që ka dalë nga burgu disa kohë më parë.

Ai qëlloi me armë drejt një automjeti, ndërsa ishte drejtuesi, Rudolf Zefi, 42 vjeç që denoncoi rastin në polici.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet motivii i të shtënave./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›