Festa në Lezhë, gazetari në “7pa5”: Numri i turistëve të huaj që kanë prenotuar Shëngjinin në rritje, “problemet” që përballen

Jemi zyrtarisht në dhjetorin e festive. Aktivitetet festive janë një mënyrë e mirë për të tërhequr edhe më shumë turistë në vendin tonë, në këtë vit që ka provuar të jetë një sukses sa i përket shtimit të vizitorëve të huaj.
Jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë pritet të ketë numër të lartë turistësh.
Gazetari i Vizion Plus, Altin Mema, në një lidhje me emisionin “7pa5” i moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka sjellë copëza të atmosferës festive nga Lezha.
Referuar të dhënave, bregdeti i Shëngjinit është zgjedhur edhe nga turistë të huaj të cilët do të kalojnë festat e fundvitit në Lezhë.
Mema: Referuar të dhënave bregdetin e Shëngjinit e kanë zgjedhur pushues dhe turistë të huaj që do të kalojnë Vitin e Ri. Krahasur me vitet e kaluara ky numër është në rritje.
Por, pavarësisht numrit të turistëve, ajo që po shkakon “plagë” në qytetin e Lezhës është emigrimi.
Mema: Emigrimi po shkakton plagë në Lezhë, e sidomos në fshatra të cilat janë braktisur. Këtyre fshatrave po i mungon gjithnjë e më shumë zëri i të rinjve. Meqë jemi në prag festash jemi optmistë, pasi Lezha ofron diçka ndryshe në krahasim me ditët e tjera për çdo turist që do ta vizitojë.
Përveç atmosferës festive, turistët do të përballen edhe me mungesë energjie, pasi siç bën me dije Mema, rrjeti elektrik është i amortizuar dhe shpesh ka ndërprerje të energjissë.
Mema: Lezha ka probleme serioze me energjinë elektrike. Kjo problëmatikë bëhet edhe më serioze kur energjia mungon në fshatrat turistike. Edhe gjatë këtyre ditëve ka pasur ndërpreje në zona të thella të qytetit, për shkak edhe t kushteve atmosferike. Pavarësisht ndërhyrjeve, rrjeti elektrik është i amortizuar.
Destinacionet e preferuara të turistëve gjatë kësaj periudhe janë më tepër destinacionet historike dhe më pak bregdeti për shkak edhe kushteve klimatike.
Mema: Numri i turistëve kryesisht është i përqendruar drejt zonave hitorike, Obelsiku, Kalaja e Lezhës, Kisha e Kuvendit të Arbrit, apo objekte të tjera të kultit. Një ndër objekt që vizitohet nga mijëra turistë është Kisha e Shën Ndout, e cila është vetëm disa kilometra larg Lezhës. Ndërsa shtetasit nga Ksoova kryesisht vizitojnë zonën e bregtetit më tepër gjatë fundjavës. Numri i turistëve nuk është i njëjtë siç ishte tre muajt e verës, por në krahasim me vitin e shkuar, numri i turistëve në ktë përiudhë të vitit është më e lartë./vizionplus.tv