VIDEO/ Lëndë narkotike, municion luftarak, automjete… 7 të arrestuar në Shkodër

Policia e Skhkodrës ka vënë në pranga 7 persona në kuadër të operacionit “Ndërmollasi”, ku u zbulua edhe një ambient ku përpunohej dhe përgatitej për shitje lënda narkotike kanabis.
Policia sekuestroi 12, 671 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara, 7 celularë dhe një shumë eurosh.
Kapet dhe vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie kriminale ndërsa bashkë me të edhe 6 shtetase të punësuara për përpunimin e lëndës narkotike.
Të arrestuarit në flagrancë:
-R. M., 35 vjeç, L. M., 51 vjeçe, A. Z., 22 vjeçe, L. K., 46 vjeçe, P. K., 43 vjeçe, Z. K., 18 vjeçe, dhe një 16-vjeçare, të gjithë banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.