E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mi la fëmijët rrugëve. Familja e nuses…”, Flet nëna e 36-vjeçarit që humbi jetën bashkë me gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brest të Francës, ku burrë e grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë në banesë.

Viktimat janë Andon Janaqi, 36 vjeç dhe Anjeza Zeneli 30 vjeçe.

Nëna e Andon Janaqit, ka reaguar për mediat, ku e pikëlluar dhe mes lotësh ajo pohon se nuk ishte në dijeni të konflikteve në çift që kanë çuar në ngjarjen makabre.

“Më mori nusja e djalit në telefon në orën 8:45 dhe më tha ‘Ngushëllime, kështu, kështu Andoni ka vrarë veten dhe nusen e tij’. Flisja shpeshherë me djalin dhe i thosha ‘Me mamin rregullojini gjërat, keni dy fëmijë’. Kishin mosmarrëveshje bashkë. Pastaj nuk e di çfarë u bë, kur mora vesh që bëri vrasje dhe vrau veten, ngaqë e donte shumë. Kishte dashuri, çmenduri për të sepse kishte fëmijët në mes, dy djem.

Kishte rreth katër vjet në Francë. Nuk e di si i kishin rrethanat e tyre, ekonomi kishin, morën kartat franceze, shtëpi.

Kërkoj ndihmë të më sjellin trupin e djalit, kam një rrogë të vogël, vajzën e madhe e kam me të meta mendore. Kërkoj nga shteti të më ndihmoj të më sjellë trupin e djalit.

Me familjen e vajzës nuk kam folur, më thanë ‘të kesh turp, me çfarë fytyre më merr mua’. Atyre u iku vajza, mua më iku djali. Pse ma thonë këtë fjalë. Falje nuk i kërkoj, se ata ma thanë këtë fjalë. Kjo që ndodhi është e rëndë për të dyja familjet. Ai e bëri për dashuri, se e donte shumë. Është gjë e rëndë, për plagë për mua dhe për ata, sidomos për fëmijët që mi la rrugëve. Iku djali, e kam shumë problem, me një vajzë me të meta mendore.

Dua ndihmë të më sjellin djalin këtu, jam shumë e shqetësuar, e kishin djalë të mrekullueshëm, të logjikshëm, nuk e di pse e bëri këtë”, u shpreh Floresha Janaqi për Euronews.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›