E Diel, 1 Nëntor 2026

Dërgon Nokën dhe Gjekmarkajn, Berisha mungon në homazhet në nderim të Nanos

Të pranishëm për nderimin e ish kryeministrit Fatos Nanos janë edhe opozitarët.

Fatmir Mediu, Agron Duka, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi, kanë nderuar liderin historik të Partisë Socialiste. Ndërsa nga Partia Demokratike morën pjesë Sekretari I Përgjithshëm Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj.

Ndërsa ka rënë në sy mungesa e kreut të Opozitës, Sali Berisha.

Kujtojmë se, pavarësisht marrëveshjeve dhe takimeve të herëpashershme, Berisha dhe Nano kanë pasur përballje të ashpra politike.

Nano u burgos në vitin 1993, kohë kur Berisha ishte president, i akuzuar për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Pavarësisht se u dënua me 12 vite burgim, Nano u lirua 3 vite më vonë pas një amnistie të dhënë nga vetë Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›