E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Me vrap në mes të Tiranës, si u kap i riu i armatosur

Dy persona kanë rënë në pranga në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Glock”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve A. D., 43 vjeç, dhe E. C., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën “Prokop Mima”, shtetasin A. D., i cili sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa shtetasi E. C., nuk ka kallëzuar krimin.

Arma e zjarrit së bashku me krëhërin e municionin luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›