E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Momente paniku për një turiste në Indi, elefanti e rrotullon disa herë në ajër, më pas i thyen këmbën

Një turiste ruse ka parë tmerr gjatë vizitës së saj në Indi, kur në një moment e ka parë veten në noçkën e një elefanti, i cili pasi e ka rrotulluar disa herë në ajër, e ka përplasur në tokë.

Siç shihet edhe në video, edhe personat e tjerë të pranishëm kanë parë këtë moment të frikshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=P97WXGNyuDM

Mediat ndëkrombëtare raportojnë se si pasojë e përplasjes turistja ruse ka thyer këmbën.

Ndëkrohë raportohet se i njëjti elefant që i theu këmbën turistet ruse, ka plagosur edhe persona të tjerë në vitin 2022.

Grupi i mbrojtjes së kafshëve PETA bën thirrje që tashmë që elefanti i quajtur Gouri të largohet nga parku turistik prej “traumës së zgjatur të skllavërimit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›