E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Momenti i shpërthimit në Lushnje, tronditet vendi, gjithçka fluturon në ajër

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar momentin e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi sot në Lushnje, ku një person humbi jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Siç shihet edhe në video në momentin e shpërthimit gjithçka lëkundet, ndërsa një zjarr i madh ngjitet në ajër.

Qytetarët që janë aty pranë duken mjaft të frikësuar.

Për shkak të shpërthimit humbi jetën Landi Verçani, u plagosën tetë të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›