VIDEO/ Moti i keq në Durrës! Këputet spiranca, era e fortë nxjerr afër bregut anijen

Koha e keqe dhe deti me dallgë të forta që kanë përfshirë qytetin e Durrësit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin detar pranë portit. Mbrëmjen e djeshme, një anije që shërben si rimorkiator është afruar rrezikshëm drejt bregut, duke përfunduar në cektinë në afërsi të Urës së Dajlanit.
Bëhet fjalë për rimorkiatorin “Admiral”, i cili, për shkak të forcës së dallgëve, ka këputur spirancën dhe ka humbur pozicionin e ankorimit. Sipas burimeve nga kapiteneria e portit të Durrësit, situata nuk është vlerësuar siç duhet nga ekuipazhi, çka dyshohet të ketë ndikuar në përkeqësimin e incidentit.
Autoritetet detare kanë marrë masa të menjëhershme për të ndihmuar rimorkiatorin me mjete të tjera ndihmëse dhe për ta larguar nga zona ku ka ngecur, për të shmangur dëmtime të mëtejshme apo ndotje mjedisore.
/vizionplus.tv