E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur

Një aksident është shënuar këtë të diel në aksin rrugor “Fier-Kraps”, ku një motor është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi 32 vjeçar i motorit është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›