E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ “M’u hiq qafe”, tensionohet situata në Kuvend, Noka shtyn me forcë Shehajn nga Foltorja

Deputeti i pavarur Agron Shehaj mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit për rreth një orë ditën e sotme, duke mos lejuar kolegët e tij që të flisnin.

Kjo shkaktoi debat mes deputetëve dhe Shehajt. Ndërsa kryeparlamentarja Elisa Spiropali përjashtoi nga seanca Shehajn dhe i kërkoi Gardës që ta nxirrnin jashtë.

Përplasja më e ashpër ka qenë ajo mes Nokës dhe Shehajt, kur ky i fundit nuk pranoi që t’i lironte Foltoren deputetit demokrat për të folur.

Noka përdori forcën për ta larguar teksa e akuzoi se po përdoret nga Rilindja.

Noka: Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i veliajt këtu.

Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu.

Mu hiq qafe, ik se po flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gon mu hiq.

Spiropali: Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.

Noka: Kur tu them mu largo, mu largo./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›