E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Një “panenka” dhe një supergol, Asani shkëlqen në Champions-in aziatik

Jasir Asani shkëlqen në Champions-in aziatik.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi dopietë për skuadrën e Esteghal, që, megjithatë, nuk mjaftoi për ta kualifikuar në fazën tjetër.

Asani zhbllokoi sfidën nga pika e penalltisë, duke realizuar një goditje alla “Panenka”.

Golin e dytë e shënoi në minutën e 49-të me të majtën nga jashtë zonës, që është specialiteti i tij.

Ndeshja përfundoi 3-2 për Al Husein dhe skuadra e Asanit u eliminua.

Me këtë dopietë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur në kuotën e 13 golave sezonalë në të gjitha kompeticionet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›