E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Pamje nga brenda kantinës së Ergys Agasit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamjet e vinotekës me vlerë rreth 4 milionë eu.

Sipas liderit të opozitës, ajo ndodhet në vilën e Ergys Agasit por që sipas tij, i përket kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, shishet e verës së rrallë dhe me vlerë të jashtëzakonshme janë vjedhur nga drejtori i Doganave, Elvis Doçi, në bashkëpunim me Ilirjan Prodën, me qëllim transportimin e tyre drejt Surrelit.

“Kjo është vinoteka prej 4 milionë euro e Edi Ramës në vilën e Gys Agasit që u vodh nga drejtori i Doganës, Elvis Doçi dhe Ilirjan Proda për t’u dërguar në Surrel!”, shkruan Berisha mbi videon e publikuar. LEXO EDHE: Dosja e AKSHI-t/ Si Ergys Agasi bënte gati “çunat” për ish-ministrin e PS: Do ja q* robt

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›